Partizani-Egantia finalja e kampionatit, rrogozhinasit eliminojnë Vllazninë

Më të fundit


Egnatia-Partizani do të jetë finalja e madhe e futbollit shqiptar nga ku do të dale edhe kampioni i këtij edicioni. Në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryeqytetit rrogozhinasit u kualifikuan me barazimin 0-0 përballë Vllaznisë, një avantazh ky i skemës së Final Four për skuadrat më mire të renditura në kampionatin klasik prej 36 javësh ku Egnatia kryesoi deri në fund.

Një ndeshje me shumë raste dhe episode të cilat kryesisht ishin për skuadrën e Tetovës e cila shënoi dy here por në të dyja rastet golat u anuluan pas verifikimit në sistemin VAR. Megjithatë ishin rrogozhinasit më të vendosur për të shkuar më tej se sa Vllaznia e cila edhe pse krijoi volum loje dhe disa raste nuk mundi të shënojë.


Kështu më 26 maj në kryeqytet, në Arenën Kombëtare do të luhet finalja e kampionatit mes Partizanit që eliminoi Skënderbeun pasi e mundi 1-0 dhe Egnatias kryesuese të 36 javëve që eliminoi pas barazimit 0-0 Vllazninë në gjysmëfinale. Ndërkohë dy skuadrat e eliminuara ajo e korçarëve dhe shkodranët do të luajnë finale e vogël për vendin e tretë dhe të katërt më 24 maj mes tyre.

Pas këtyre ndeshjeve do të përcaktohet edhe renditja përfundimtare e këtij sezoni me skuadrën kampione që do të marrë 100.000 euro, vendin e dytë 70, të tretin 50 dhe të katërtin 20. Ndërkohë që edhe shuma e përfituar nga biletat e këtyre ndeshjeve do të ndahen në formën e 60% për këto katër skuadra dhe pjesa tjetër për ekipet e tjera.

Ndërkaq po sot është plotësuar edhe 10-tshja e skuadrave për Kategorinë Superiore të vitit të ardhshëm, me skuadrën e Laçit që në ndeshjen play out mundi pas 120 minutash Flamurtarin për të qëndruar në Superligë, ndërkohë që vlonjatët do të vazhdojnë në kategorinë e parë.




Skip to toolbar