Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

AKTUALITET


Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve.

GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do të mbahet më 19 maj.

“Sërish nuk kemi një vendim final. Gjyqtarja kFjorela Davidhi ka vendosur të shtyjë seancën. Një tjetër kërkesë e avokatëve të Berishës, por edhe të të pandehurve, ishte për përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi. Por ky vendim u rrëzua. Seanca do të mbahet më 19 maj në orën 11:30.”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.Berisha është marrë i pandehur bashkë me dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi për akuzat e korrupsionit e pastrimit të parave për aferën e kompleksit Partizani.

Ndërsa gjykata kushtetuese  ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive nga spak në emër të Jamarbër Malltezit e Argita Berishës. Çifti i bashkëshortëve kërkonte heqjen e kësaj masa që është miratuar nga të gjitha shkallët e gjykimit, por Gjykata ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare shqyrtimin çështjen, duke lënë në sekustro 24 pasuri që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.



Skip to toolbar