Partizani, prezantohet Ilir Daja: Krenar që mu besua ky projekt, dua të fitoj kudo. Rama: Kemi marrë trajnerin më të mirë në Shqipëri

AKTUALITET


Tashmë është zyrtare, Ilir Daja është trajneri i ri i Partizanit. Ish trajneri i Skënderbeut rikthehet në kryeqytetet këtë herë për të drejtuar ekipin e kuq. Daja është prezantuar nga drejtori i përgjithshëm Olsi Rama i cili theksoi se kontrata është afatë gjatë ndërsa u shpreh i bindur se kanë marrë në krye të stolin trajnerin më të mirë shqiptar:

“Kemi marrë trajnerin më të mirë në Shqipëri. Është mirë për Partizanin që të kërkojë suksesin pas një sezoni të dështuar. Ishte mbase marrëveshja më e lehtë dhe një shtrëngim dore. Gjëja e parë që më kërkoi ishte as lojtarët asgjë, donte kompleksin, stërvitjen etj. E rëndësishme është stërvitshmëria me nivelet që ka pasur te Skënderbeu dhe më mirë, mbase ne do I plotësojmë”, tha Rama në prezantim.


Kontrata? E shohim trajnerin si personin që do na zgjidhin hallin ndaj e morëm në shtëpi. Bashkë me stafin kanë kontratë afatgjatë. Duam të jemi mirë edhe me ekipin B ndaj do kenë çdo gjë në funksion të tyre. Ideja është që të ndërtojmë një strukturë që do i shërbejë klubit nga Akademia dhe deri te ekipi B. Një filozofi loje dhe kalimi I lojtarëve nga B në ekipin e Parë do jetë I integruar.

Objektivi? Partizani të bëhet një ekip me koncept loje, disiplinë dhe koncept brenda dhe jashtë fushe, Nuk kemi vënë asnjë objektiv, por duam të vëmë bazat e shëndosha jo vetëm në një kampionat por edhe më tej. Duke mos pasur ngarkesën e kupave të Europës duam të konkurrojmë denjësisht ne kampionat. T’I marrim ndeshjet njëra pas tjetrës dhe në bazë të lojtarëve që do afrojmë do kemi lojën që do ndjekim. Nëse kemi seriozitet vullnet dhe dëshirë do jemi në rrugën e duhur.

ILIR DAJA:

“Kam një karrierë 25-vjeçare. Është një dozë emocionale e madhe kur vjen te një klub i madh. Shoh që ka shumë gazetare. Kur ka kaq shumë pritshmëri nga gazetarët, imagjinoni tifozët. Partizani është vlerësim, por dhe përgjegjësi. Është klubi me shumë trofe në futbollin shqiptar. Është një ekip që gjithmonë pritshmëria ka qenë e madhe. Presioni për të arritur nivelet maksimale ka qenë prezent. Do të mundohemi të gjithë bashkë, çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Këtë presion të klubeve të mëdha ta kanalizojmë në sukses. Jam i gëzuar që m’u besua mua ky projekt. Falënderoj presidentin dhe drejtorin. Po të shihni investimin modern e kuptoni që nuk është një projekt sot për sot, por dhe për të ardhmen

E para te Skënderbeu kalova shumë sukses. Ka patur sukses në kampionatin shqiptar. Nuk është problem i madh që lëviz sepse në çdo klub dua të marr maksimumin. Këtë do të bëj dhe te Partizani. Te çdo klub kam fituar respektin e tifozëve, por dhe të kundërshtarëve. Ky jam unë.

Në historinë e futbollit shqiptar kam fituar 3 kampionate me 3 ekipe të ndryshme. Jam i vetmi trajner që kam drejtuar të 3 ekipet të kryeqytetit. Trajneri është tifoz me ekipin që drejton energjitë duhen të përqendrohen. Mentaliteti i fituesit duhet të përçohet kudo. Të marrim dhe trofe të tjerë në futbollin shqiptar

Secili klub ka pjesën e vet individuale. Unë dua që Partizani që ka fituar 16 herë dua të vazhdoj edhe këtë sezon.

Partizani ka pritshmëri maksimale. E dëgjova drejtorin me vëmendje. Do të dalim me objektiv konkret kur të fillojë kampionati. Ky vit ka qenë i paparashikueshëm. Duhet të shprehem mirë në lojë në maksimum. Po t’i marrim gjërat hap pas hapi është më mirë të realizojmë objektivat afatshkurtër para atij afatgjatë”, u shpreh Daja.




Skip to toolbar