Pas 6 ditësh kërkime, gjendet trupi i minatorit në Bulqizë

AKTUALITET



Pas 6 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i minatorit, i cili ishte bllokuar në një minierë në Bulqizë.

Mësohet se trupi i pajetë i 61-vjeçarit Muharrem Plaku u gjet sot në orët e para të mëngjesit. Trupi i pajetë i minatorit është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës.


Kujtojmë se minatori ishte bllokuar në një galeri, pas shembjes së dherave. Për gjetjen e trupit të tij ishte angazhuar një grup kërkim-shpëtimi.