Pas Adnan Xholit, tjetër prokuror dorëzon sot kandidaturën për drejtimin e SPAK

AKTUALITET


Ndërsa afati për dorëzimin e kandidaturave po numëron ditët mbrapsht, një tjetër prokuror shfaq interes për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mësohet se ditën e sotme edhe Prokurori Edvin Kondili depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke e çuar në dy numrin e kandidatëve që kërkojnë të marrin drejtimin e SPAK.


Krahas Kondilit në garë është edhe prokurori Adnan Xholi, i cili dorëzoi kandidaturën e tij pak ditë me parë.

KLP ka njoftuar se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është data 2 nëntor, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.

Kujtojmë se mandate I kreut aktual të SPAK, Arben Kraja, përfundon në muajin dhjetor.




Skip to toolbar