Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe në lidhje direkte me programin ‘Real Story’ komentoi zhvillimet e fundit në aspektin politik mes Iranit dhe Izraelit. Kumbe tha se Tel Avivi i rikthehet jetës normale që prej ditës së nesërme. Më tej, Kumbe tha se sulmet dhe shpërthimet ishin të rënda.
“Mëngjesi nisi shumë i vështirë, Tel Aviv u zgjua nën raketa me një shpeshtësi intensive. Më pas pati një pauzë, nga ana e Izraelit dolën deklratat që do respektonin armëpushimin nëse Irani do ta respektonte. Në pasdite, ushtria izraelite shpalli gjendje jeshile pra të normalitetit. Nga nesër hapen shkollat dhe nis jeta normale.
Ne kemi dy vite që ushtrojmë detyrën në kushte lufte, raketat kanë qenë pjesë e përditshmërisë sonë. Këtë rradhë gjatë sulmit iranian 3, shpërthimet ishin shumë të forta ndërkohë që ndihej edhe vibrimi i dritareve apo dyerve. Ishte më i rëndë.Brenda Izraelit sulmi është parë si vetëmbrojtje në plot kuptimin e fjalës. Irani është parë si koka e oktapodit, kështu që në aspektin mediatik dhe të popullatës është parë si arritje.”