Sekretarja e Jashtme Liz Truss i është bashkuar garës për të zëvendësuar Boris Johnson.
Në një intervistë në Daily Telegraph, Trus u zotua se synimi është ulja e taksave dhe se sipas saj do të nisë që nga dita e parë.
Ndërkohë emrat e tjerë në garë kanë përcaktuar edhe planet e tyre konkurruese të taksave si një element thelbësor të propozimeve të tyre.
“Nuk është e drejtë të vendosen taksa tani”, është shprehur ajo duke shtuar se nëse do të zgjidhe do të ndërmerrte veprime të menjëhershme të ndihmuar qytetarët lidhur me koston e jetesës.
Ndër të tjera Sekretarja e Jashtme u shpreh se ajo do të “luftonte zgjedhjet si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore.