Pas Tiranës, Erdogan pritet në Beograd nga Vuçiç

AKTUALITET


Një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku ishte i pranishëm në një vizitë zyrtare, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të presë në Turqi, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Vizita e Vuçiç në Turqi vjen pas një ftese zyrtare nga ana e Erdogan. Në kuadër të vizitës, në kryeqytetin Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi. Në mbledhjen e këshillit që do të mbahet me pjesëmarrjen e ministrave përkatës, do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjithashtu do të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në radhë të parë në Ballkan, mbi bazën e të kuptuarit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë kanë arritur nivelin më të mirë në histori, tha ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së tij në vendin ballkanik në gusht.



Skip to toolbar