Pas 7 muajsh “zvarritke” kreu i PD, Sali Berisha tashmë do të ulet në karrigen e të pandehurit në gjykatë për dosjen “Partizani”. Në emisionin “Real Story” në ABC News, avokatja Brizida Gjikondi u ndal tek gjuha e Berishës pas marrjes së lajmit. Ajo tha se Berisha ka përdorur gjithmonë gjuhë urrejtje dhe ka denigruar trupën gjykuese, Edi Ramën, kreun e SPAK, Altin Dumani madje edhe gazetarët, duke dhënë një shembull të keq.
Brisida Gjikondi: Berisha ka aftësinë që para SPAK bën sulm ndaj Ramës, Dumanit, gazetarëve sepse ai denigron vetëm dhunë. Më thoni një person që Berisha nuk e ka denigruar. Shikoni se çfarë shembulli bëjnë këtë. Tani do të jenë tre gjykatës, por varet edhe nga këta.
Avokati Idajet Beqiri u ndal kryesisht tek procedura ligjore dhe juridike, duke theksuar se tashmë do të ketë nga GJKKO një organizim më të mirë të gjyqit të Berishës, duke mos i lënë këtij të fundit hapësirën për të bërë zvarritje të procesit gjyqësor.
Idajet Beqiri: Afati i gjykimit nga Gjykata e Shkallës së parë është 9 muaj dhe për 9 muaj duhet të përfundojë kjo çështje. Por, kjo është një çështje themelin që do të thotë se do ketë dëshmitarë, një herë vjen, një herë nuk vjen dëshmitari bën që çështja të shtyhet. Por, nuk duhet të ketë një kalim të afatit të 9 muajve, gjykatësit dhe avokatët e tij do të vazhdojnë të njëjtin stil sepse dhe këtu për një muaj duhet të mbaronte, po shkoi 7 muaj. Organizmin i gjyqit tani do të jetë shembullor.