Profesori për çështjet bërthamore, Fatos Klosi thotë se pasurimi i uraniumit në Iran është i faktuar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Klosi u shpreh se Irani po punon për bombën bërthamore.
Ndërsa ish gjenerali Dedë Prenga deklaroi se pas sulmeve amerikane, Irani ende nuk e ka mundësinë të bëjë ekspertizën e dëmeve në centralet e saj bërthamore.Fatos Klosi: Irani vërtet po punon të pasurojë uranin, ka tre reaktorë bërthamorë. Reaktorët prodhojnë pluton. Unë jam pjesë e agjencisë. Problemi është që nuk është aq thjesht të ndërtohet. Koreja e Veriut e ndjen veten të sigurt, sepse ka armë bërthamore. Edhe Koreja po bën raketa, edhe Irani po bën raketa. Irani po punon për bombën. Një bombë nuk hidhet te armiku pa u provuar. Irani, nëse do bëjë bombë, do bëjë një eksperiment. Kjo më është dukur një histori e sajuar, jo për bombën. Irani mbeti i kënaqur, mesa duket nuk i janë prishur revervat. Kaq e e thjeshtë është. Inspektime të rregullta ka patur.
Dedë Prenga: Pjesa ushtarake është hapi i parë i ekzekutimit pas vendimit politk. Ajo që ndodhi në 12 ditë, me pjesën ajrore të të dyja palëve, dhe me sulme perfekte, me trupa të fshehta me sulme të fshehta, në terren, në Iran. Kjo ishte luftë në distancë ku forcat ajrore treguan kapacitetet e tyre. Ekspertiza do bëhet në vend. As vetë Irani nuk e ka mundësinë të bëjë ekspertizën. Materialin bërthamor e kanë hequr