Patozi: Për të kuptuar se çfarë i kanë shkaktuar opozitës treshja Basha-Berisha-Meta mjafton të shikosh…

Më të fundit



Pas betimit të qeverisë së re e cila nisi menjëherë nga puna ditën e sotme duke zhvilluar dhe mbledhjen e parë në kryeministri kanë ardhur edhe një sërë reagimesh.

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi shkruan se për të kuptuar se çfarë i kanë shkaktuar opozitës treshja Basha-Berisha-Meta mjafton të shikosh se me çfarë shpejtësie dhe me çfarë dashurie i shprehën urimet qeverisë së re.


Patozi shton “se të mendosh që është i njëjti kryeministër, si më 2013, ashtu edhe më 2017, madje me një mal mëkatesh”.

“MJAFTON KAQ PËR TA KUPTUAR…

Për të kuptuar se çfarë i kanë shkaktuar opozitës treshja Basha-Berisha-Meta mjafton të shikosh se me çfarë shpejtësie, me çfarë sinkronizimi dhe me çfarë dashurie i shprehën urimet qeverisë së re të gjithë aleatët strategjikë të Shqipërisë.

Dhe të mendosh që është i njëjti kryeministër, si më 2013, ashtu edhe më 2017, madje me një mal mëkatesh më shumë se atëherë, kur u betua për herë të parë si shef i ekzekutivit të këtij vendi”, shkruan Patozi.