Patrullimi i hapësirës ajrore/ Polonia merr drejtimin e forcave ajrore të NATO-s në Lituani

BOTA


Polonia mori sot përsipër drejtimin e forcave ajrore të NATO-s, të stacionuara në Lituani, sipas një komunikate për media nga Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë.

Katër avionë polakë, tip F16 dhe katër të tjerë francezë, tip ”Rafale” do të patrullojnë hapësirën ajrore lituaneze.


”Sot është një ditë e rëndësishme për mbrojtjen ajrore të NATO-s. Në Madrid, aleatët ranë dakord të forconin masat e tyre parandaluese dhe mbrojtëse në këtë sektor të aeronautikës.

Ne e pranojmë se mbrojtja ajrore duhet të ketë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e sigurisë së qiejve të Baltikut”, tha ai në ceremoninë e rastit zëvendësministri lituanez i Mbrojtjes, Vilius Semeshka.




Skip to toolbar