Pavarësisht “lodhjes me Harry-n”, duhet të vazhdojmë ta dëgjojmë

BOTA


Nga Esther Walker

Unë e arrita disa kohë më parë mërzinë time sa i përket informacioneve rreth Harry dhe Meghan. Së fundmi arrita të shoh episodin e parë të dokumentarit të Netflix “Harry & Meghan”, dhe një kohëmatës i brendshëm u aktivizua për të më njoftuar se hapësira për ruajtjen e kësaj pjese nuk mjaftonte, dhe për këtë më duhej të fshija disa filma të tjerë nga arkiva ime.


Megjithatë Harry nuk do ta ketë këtë mundësi. Ai këmbëngul që unë, ne të gjithë, të dimë më shumë. Akoma më shumë! Ne fillim u magjepsës që të gjithë nga Megxit, dhe donim tëdëgjonim çdo minutë të reja për të. Por tani kjo është një histori e vjetër. Ne jemi të ngopur me të, dhe duam të kalojmë tek diçka tjetër.

E megjithatë është koha për të bërë detyrën si gazetarë. Kostoja është që ne duhet të vazhdojmë ta shohim këtë gjë, edhe shumë kohë pasi të ketë pushuar së qeni interesante.

Pak minuta pas transmetimit të dokumentarit të Netflix, Harry është rikthyer në skenë me librin e tij, Spare, dhe intervistat me gazetarin e televizionit amerikan CBS, Anderson Cooper por edhe me Tom Bradby e ITV.

Përpara transmetimit të këtyre intervistave, Harry dëshiron që ne të kuptojmë sërish detajin (sepse nuk po e dëgjonim si duhet herën e parë), se përse ai dhe gruaja e tij u detyruan të dilnin kaq shpesh publikisht me të gjitha ankesat e tyre, pasi çdo përpjekje për t’i trajtuar gjërat privatisht përfundonte gjithmonë në faqet e para të gazetave.

“Çdo herë që jam përpjekur ta bëj privatisht, ka pasur informime dhe rrjedhje informacioni, të cilat janë deformuar në histori tabloide kundër meje dhe gruas sime”– deklaroi ai përCooper. Ai vazhdon më tej duke theksuar se kur njerëzit lexojnë histori nga korrespondentëtpranë familjes mbretërorë, historitë janë “si të ushqyera me lugë” drejtpërdrejt nga Buckingham Palace.

Në fund të gjithë këtyre historive mbretërore, thotë Harry, do të jetë deklarata me shkrim se Buckingham Palace u kontaktua për një koment. Por kjo është e pasinqertë pasi “e gjithë historia është duke komentuar në Buckingham Palace”. Harry e ka sugjeruar këtë më herët,dhe unë e hodha poshtë.

Tek e fundit, ai nuk ka dhënë kurrë ndonjë provë të fortë për ta mbështetur këtë pretendim,ndaj dukej shumë paranojak. Megjithatë, po sikur të jetë e vërtetë? Unë vetë do të doja ta dija si qëndron e vërteta, në një mënyrë apo tjetrën. Por marrëdhënia midis medias dhe Pallatit Mbretëror, është po aq misterioze për mua sa për çdokënd tjetër.

Por unë e di që gazetarët nuk kanë shqisën e gjashtë, dhe shumica duan të jenë të saktë në raportimin e tyre. Dhe që kur Meghan u shfaq në skenë, korrespondentët e familjes mbretërore duket se janë shumë të informuar. Kjo do të shpjegonte shumë, nëse situata është vërtet kështu siç e sheh Harry.

Publiku u trondit kur Harry zbuloi një bisedë konfidenciale me të atin Charles dhe vëllainWilliam për gazetaren  amerikane Gayle King. “Është e vërtetë që Harry ka biseduar me vëllain e tij, dhe ka folur edhe me babanë e tij. Mësova se ato biseda nuk ishin aspakproduktive. Por ata janë të kënaqur që të paktën kanë nisur një lloj komunikimi”,-tha King.

Në atë kohë ne të gjithë u habitëm që Harry po shfaqej si një tradhtar aq i madh sa të ndante një bisedë të tillë private me një grua për të cilën askush nga ne nuk kishte dëgjuar ndonjëherë më parë. Oprah kishte tashmë një staturë publike, por kjo zonjë? Gayle kush? Ndoshta po ndodhte diçka tjetër.

Ndoshta Harry po i tregonte familjes së tij, se edhe ai mund të zbulonte biseda private në media. Ai donte që ata ta dinin se si po ndihej. Nëse Harry dhe Meghan mendonin vërtet –dhe nuk u bindën asnjëherë për të kundërtën – se nuk mund ta besonin se bisedat private do të qëndronin të tilla, atëherë kjo hedh dritë të re mbi sjelljen e tyre.

Që nga lajmi i parë i bujshëm në tetor 2019, se ata po tërhiqeshin si anëtarë të familjes mbretërore, dhe se kishin plane për t’u bërë financiarisht të pavarur, gjithçka dukej si një qasje aq mbrojtëse dhe e nxituar, sa u pa gjerësisht në atë kohë si sjellje prej të llastuarish dhe idiote.

Por nëse ata besonin vërtet, me të drejtë apo gabimisht, se ky institucion madhështor, i plotfuqishëm jo vetëm që nuk duhej besuar, por angazhohej aktivisht që t’i sulmonte ata, atëherë kush do t’i fajësonte 2 të rinjtë për zgjedhjen që kanë bërë?

Unë do të doja që Harry dhe Meghan të largoheshin nga aty, dhe të gjenin një qëllim tjetër për të mos rijetuar pafundësisht këtë histori 3-vjeçare. Njëkohësisht, është një gjë e tmerrshme të keqkuptohesh dhe të keq–interpretohesh. Duhet të jetë shumë e dëmshme të ndihesh sikur nuk mund t’i besosh as familjes tënde.

Të gjithë duhet të jemi në gjendje të hamendësojmë se si është diçka e tillë, edhe nëse nuk e kemi përjetuar. Dhe kështu, ndërsa Harry mendon se ka më shumë gjëra të tjera që duhet të dimë si publik, edhe pse tani historia e tyre është bërë gjithnjë e më e lodhshme, ne duhet të tregohemi të sjellshëm dhe ta dëgjojmë atë. Tek e fundit, jemi pjesërisht fajtorë pse jemi të interesuar për këtë sagë. / inews – bota.al




Skip to toolbar