PD dhe LSI firmosin sot marrëveshjen e koalicionit

Më të fundit


Kur na ndajnë sot më pak se dy muaj nga zgjedhjet parlamentare, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarizojnë koalicionin e tyre.

Burime zyrtare nga selia blu, bëjnë me dije se PD dhe LSI do të firmosin sot në orën 10:00 marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit.


Vetëm pak ditë më parë PD firmosi një tjetër marrëveshje me 13 parti të tjera opozitare duke u regjistruar në KQZ në koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN”.

Më 24 shkurt partitë opozitare firmosën me Partinë Demokratike për krijimin e këtij koalicioni. Në marrëveshje thuhej se “ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë”.

Partitë aleate autorizojnë z.Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.




Skip to toolbar