PD kërkon t’i hiqet mandati/ Këshilli i Rregullores mblidhet për deputetin Vullnet Sinaj

Më të fundit


Këshilli i Rregullores ëshë mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Në mbledhje shqyrtohet kërkesa e PD për heqjen e mandatit për depuetit Sinaj.

Partia Demokratike pretendon se socialisti Vullnet Sinaj ka përfituar tendera publikë për kompanitë e tij private edhe pse Kushtetuta e ndalon deputetin të përfitojë nga paratë publike.

Për këtë arsye opozita kërkon që Parlamenti të votojë pro dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të deputetit Vullnet Sinaj dhe gjykata të vendosë nëse ai e ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Kërkesa e PD për mandatin e deputetit Sinaj u dorëzua në Kuvend në fillim të muajit gusht, por vetë Sinaj sqaroi se ai prej vitit 2017 ka dhënë dorëheqjen nga administrimi i bizneseve që ka pasur dhe nuk ka marrë asnjëherë fonde nga buxheti i shtetit.



Skip to toolbar