PD-LSI pas marrëveshjes: PS tentoi të kapte komisionet zgjedhore, por nuk ia doli

AKTUALITET


Përfaqësuesit e opozitës te Këshilli Politik, Oerd Bylykbashi dhe Vasili i LSI kanë deklaruar se komisionet politike do të vijojnë të jenë siç kanë qenë në zgjedhje e ardhshme parlamentare dhe ato lokale. Ata nuk i kanë kursyer akuzat për PS, sipas së cilëve tentuan që të kapin komisionet, por pasi nuk ia dolën, u tërhoqën pas.

“Opozita propozoi zgjidhjen për depolitizimin e administratës, që u refuzua. Administrata zgjedhore do të mbetet sic ka qene dhe kjo formulë që do të aplikohet do të bëhet pas zgjedhjeve. U përpoqë që të kapte komisionet zgjedhore, u përpoq t’i kapte, nuk ia doli dot dhe u tërhoq”, tha Bylykbashi.


“U arrit një dakordësi, identifikim biometrik 100%, një Komision Qevndror të Zgjedhjeve që riformatohet. Propozuam një formulë për depolitizimin e administratës me përjashtimin e administratës, që u refuzua nga Rama dhe PS, megjithatë për këto zgjedhje që vijnë dhe ato lokale komisionet mbeten siç kanë qenë. Depolitizimi do të kryhet vetëm pas tyre. Për të gjithë shqiptarët është e qartë si drita e diellit. Rama donte të kapte komisionet, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin.”, tha Vasili.




Skip to toolbar