“PD në koma”/ Gjikondi: 14 maji me rëndësi! Nëse Berisha hyn me PL do tërheq vallen e Metës

AKTUALITET


“Në stadin që është PD sot asnjë tërheqjen nuk e shpëton dot nga koma pa kthim ku ka hyrë.” Kështu u shpreh në studion e Abcneës, juristja Brizida Gjikondi ndërsa analizoi zhvillimet më të fundit në PD, si edhe tërheqjen e Alibeajt nga ankimi për statutin e partisë.

“Duke e parë si juriste akti i Zhukrit nuk bazohet në legjislacion, vendimi është në gjykatën e Apelit. Duke parë këtë skenar krahu Alibeaj vendosi të terheqë anikimin për t’i dhënë më shumë kohë ankimit për vendimin e Zhukrit. Për zgjedhjet lokale duhen përcaktuar vëzhguesit, anëtarët e komisioneve, në fund të janarit nisin procedurat në KQZ. Ka shumë procedura me kodin që mund t’i bëjë ajo parti që ka vulën. Duke parë këtë situatë ambigue, dhe afati i gjatë kohor që i ka dhënë gjykata Berishës duke mos marrë një vendim, ka dëmtuar krahun Alibeaj.
Lëvizja e sotme për të tërhequr ankimimin, është një lëvizje taktike në favor të tij dhe të krahut ligjor të PD. Është ai që ka vulën dhe financat e partisë.


Deri sot kemi një Berishë që po bën takime në cdo qytet dhe nuk e dimë me cfarë financash mbështetet berisha në gjithë këtë rrugëtim. Nuk kemi një informacion, ku i gjen këto para.
Zgjedhjet e majit janë shumë të rëndësishme për atë që ka vulën. Nëse Berisha hyn me siglën e Metës, do e tërheqë shumë Berishën të heqë vallen e Metës. Do kemi një pazar tipik shqiptar, të politikës shqiptare. Kompromiset nisën edhe më herët, sepse Berisha është non grata me certifikatë kurse Meta, është kandidat për non grata.” u shpreh Gjikondi.

Sa i takon, deputetit më të ri në Kuvend, Gëzim Ademajt, Gjikondi tha se i ardhur nga radhët e PDIU, do të jetë më shumë krah PS se sa demokratëve. Duke iu kthyer sërish situatës në PD, Gjikondi tha se një tjetër protestë e paralajmëruar nga Berisha nuk do të zgjidhte asgjë për vendin.

“PD është tkurrur moralisht. Forcat politike i mban morali. PD është totalisht e shkatërruar moralisht. PD është e përcarë në tre segmente. Mund të jenë në krahun e gjithësecilit, por janë pasiv. Është një parti e përcarë, që nuk ka kthim pa. PD është si një çetë me brigada të përcara.

PS po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë. Ka një vision të qartë, për t’u kthyer parti pushtet. Duke parë orientimet e Ramës së fundmi, për administratën rrjetet sociale, kjo është e frikshme. Nuk kanë prekur shpirtin dhe zemrat e shqiptarëve. Vijojnë me mendjemadhësi të shohin nga lart poshtë shqiptarët, e mendojnë se do i bëjnë të kthehen rreh tyre. Shqiptarëve zemrat nuk i preken me facebook, por me të vërteta.” – u shpreh ndër të tjera Gjikondi.




Skip to toolbar