Profesori i shkencave politike, Roland Lami thotë se PD nuk ka risi në fushatën elektrorale, ndryshe nga PS, e cila ka një rishpikje të vetes.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Lami u shpreh se programi i Sali Berishës, nuk ka elementë vizionarë.
“Palët kanë refuzuar të përballen në studio për të prezantuar alternativat e tyre. Është lajm i keq dhe hap mbrapa, nuk kemi traditë të ballafaqimit të figurave kryesore, apo kandidatëve për kryeministër. Te PD vërehet një formë organizimi klasik, pa ndonjë risi. Ndoshta mund ta sillte konsulenca e kripur e LaCivita. Tek PS, ka një rishpikje të vetes. Kjo fushatë, ende na konsolidon idenë që është fushatë tipike presidenciale, që dy kandidatët, kanë marrë të gjithë vëmendjen e fushatës, duke mos u lënë hapësirë dhe mundësi, kandidatëve të tjerë. Ende nuk është ky komponent. Shumica e elementëve, janë elementë që kanë shoqëruar PD, sesi i qaset publikut nga 2005 deri në 2013. Unë do prisja dhe do shpresoja që nga konsulenca amerikane, të kishte komponentë konservatorë. Tek PD, ka një koktej mes komponentëve konservatorë në program, por në anën tjetër, kemi paketën e dhembshurisë.
A është vetëm një trend i PD? Edhe po të shikosh partitë e reja, e ke të vështirë të dallosh diferenca. Janë deja vu dhe tentojnë të jenë gjithëpërfshirës, duke menduar se kështu mund të maksimizojnë votëm. Por humbin identitetin. Po ta shikosh mënyrën sesi e organzon fushatën PD, nuk ka asgjë të re. Kjo është skema klasike, pa risi, pa surpriza dhe pa elementë vizionarë. Në krahun tjetër, PS është një spektakël”, theksoi ai.