PD pjesë e një fronti të madh opozitar, Basha: Koha të ndryshojmë!

Më të fundit


24 shkurti shënoi afatin përfundimtar të krijimit të koaliconeve parazgjedhore. Pas ditësh e orësh negociatash, Partia Demokratike firmosi marrëveshjen parazgjedhore me dhjetëra parti, ku mund të përmendim PR e Fatmir Mediut, FRD të Bamir Topit, PDK, Nard Ndoka, LZHK, Dashamir Shehu e të tjera.

Kryedemokrati Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, theksoi se ka ardhur koha për ndryshim dhe se në krye tanimë duhet të jetë opozita e bashkuar.


“Ka ardhur koha të ndryshojmë. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!”, shkroi Basha.

Basha Fb

Vlen për t’u përmendur se LSI ka zgjeedhur që të kandidojë e vetme në zgjedhje, por megjithatë në disa qarqe ku ajo nuk e ka të sigurt sigurimin e një mandati, mund të përfshihet në lista të përbashkëta me PD-në, aleate të saj.




Skip to toolbar