PD shpalli mediat armike, Salianji ia vë PS-së në prehër: Qarkoren e shkruan ata

AKTUALITET


Partia Demokratike, pasi shpalli mediat armike, po përpiqet të mbulojë gafën përmes akuzave kundër Partisë Socialiste.

Ish deputeti Ervin Salianji është shprehur se qarkoren e PD-së kundër mediave, mund ta ketë shkruar PS ndërsa thekson se ky dokument nuk ka asnjë firmë dhe as vulën e PD-së. “Kjo e ashtuquajtura qarkore mund të mos jetë fare një dokument i dalë nga PD. Unë për vete nuk e kam marrë. Ajo mund të jetë bërë nga PS dhe aty janë futur edhe disa të vërteta, dhe ndaj ka ngjitur ajo në publik. Ajo nuk ka asnjë vulë apo firmë të PD-së dhe unë nuk e di kush e ka hartuar. Unë e dënoj çdo sulm ndaj medieve si dhe neveris çdo gazetar që paguhet nga qeveria për të bërë propagandën e saj”, tha Salianji.


Por në fakt edhe më herët PD ka shpërndarë urdhra përmes dokumenteve që nuk janë të firmosur dhe të vulosur, siç ishte rasti i dokumentit të publikuar nga Realstory ku kërkohej që të mos komentoheshin akuzat e Metës ndaj Soros.

Pra duket se PD e ka taktikë pune shpërndarjen e qarkoreve të tilla pa firmë dhe pa vulë në mënyrë që më pas t’i mohojë ato, siç po ndodh në rastin konkret.

Vetëm dy ditë më herët gazeta Mapo, (që njihet për qëndrimet e saj kundër qeverisë) publikoi qarkoren e shpërndarë nga PD për anëtarët dhe ish deputetët e saj ku kërkohej që një sërë mediash përfshirë edhe Realstory.al të shpalleshin armike. Fill pas publikimit të këtij dokumenti pati një reagim nga gazetarë dhe analistë por edhe nga Reporterët pa Kufij, të cilët e dënuan këtë akt të opozitës, duke e cilësuar si një tentativë për të luftuar median e lirë.

Pas këtij reagimi në grup të komunitetit mediatik, PD po përpiqet të tërhiqet duke e mohuar se ka pasur gisht në hartimin e kësaj qarkoreje dhe për më tepër duke akuzuar PS-në për këtë. Por në të vërtetë edhe më herët vetë kreu i PD-së, në disa deklarata ka sulmuar hapur disa media në vend që nuk ndajnë të njëjtin qëndrim më të./Realstory.al




Skip to toolbar