PD zbulon sloganin, Bejko-demokratëve: Mos u hutoni nga ata që strehohen te Meta

Më të fundit


Në nisje të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i PD për Bashkinë Tiranë, Ronald Bejko u ka kërkuar besnikëve demokratë të jenë racionalë.

Ai u ka kërkuar demokratëve dhe qytetarëve të mos hutohen nga ata që strehohen në partitë e majta.


Po sot, Partia Demokratike ka zbuluar edhe sloganin i cili me sa duket do të jetë “Frymëmarrje për Shqipërinë”.

“Qëllimi im kryesor është bashkëpunimi me mendjet më të mira që ka Tirana në këto fusha, duke profilizuar një program të djathtë, me identitet të djathtë. Kjo fushate nuk do jetë e vështirë për mua, do jetë e lehtë. Stili më i mirë është të shkosh derë më derë. Por kjo s’do të thotë se do lëmë pjesë të tjera të Tiranës edhe pse koha na kufizon. Ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë, të mos hutohen nga ata që dikur ishin të djathtë po sot janë strehuar tek e majta. E kam fjalën për koalicionin në të cilin një pjesë e mirë e demokratëve janë strehuar në ombrellën politike të Ilir Metës. Vota, shkon tek Meta jo te PD. Kështu që, i ftoj demokratët të jenë racional” – tha Bejko.




Skip to toolbar