“Pele” futet në fjalorin portugez, emri i legjendës braziliane do të përdoret si mbiemër

Më të fundit



Pele, futbollisti më i mirë në hsitori, tani është gjithashtu një mbiemër.

Të mërkurën, fjala “pele” iu shtua më shumë se 167 mijë fjalëve në fjalorin portugez “Michaelis”.


Për 265 milionë folësit portugezë të botës, “pele” tani mund të përdoret për të treguar diçka ose dikë të jashtëzakonshëm, kuptimi në të cilin përdoret tashmë joformalisht në Brazil.

“Shprehja e përdorur tashmë për t’iu referuar dikujt që është më i miri në atë që bën, është përjetësuar në faqet e fjalorit”, tha Fondacioni Pele në Instagram.

“Pele”, tashmë në fjalor përkufizohet si i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik, cilësi që lidhen me “mbretin” e futbollit që vdiq në dhjetor në moshën 82-vjeçare.

Tani për tani, fjala është përfshirë vetëm në versionin online “Michaelis”, megjithëse do të shtohet në fjalorët e shtypër në të ardhmen.

Ky vendim është një rezultat i një fushate nga Fondacioni Pele, kanali sportiv “SporTV” dhe klubi i futbollit Sao Paolo Santos ku Pele luajti për pjesën më të madhe të karrierës së tij.




Skip to toolbar