Pëllumbi: Komisioni nuk është vetëm për Reformën Zgjedhore, prekte shumë çështje. Lami: Rama në kontradiktë, nuk i ka 84 vota

AKTUALITET


“Reforma Zgjedhore mund të bëhet edhe pa komision”, deklaroi kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë. Kjo deklaratë e tij ka ngjallur shumë diskutime dhe në emisionin “Real Story”, ku politologu, Roland Lami tha se Rama ishte Rama në kontradiktë, pasi do t’i duhet të kërkojë numra te kampi opozitës dhe nuk i ka 84 vota.

Ndërsa, deputeti socialist Arben Pëllumbi tha se Komisioni nuk është vetëm për Reformën Zgjedhore, prekte shumë çështje të tjera.


Pëllumbi: “Unë nuk jam ekspert zgjedhjesh, por shumica thonë që ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk e pengon zhvillimet e zgjedhjeve, por Komisioni që ne kishim ngritur në Kuvend nuk është vetëm për Reformën Zgjedhore. Ai prekte një sër çështjesh, ku më e rëndësishmja ishte financimi i partive politike apo kërkesa e kahershmja e jona për depolitizimin e Komisioneve, që të mos merren më partitë me këtë çështje dhe disa sugjerime të OSBE/ODIHR në dy-tre zgjedhjet e fundit. Pra, ishte një paketë e tërë ndryshimesh që ky komision duhet t’i bënte”.

Lami: Çështja e hersit që interpretohet nga Gjykata Kushtetuese sigurisht është një aspekt i ligjit, por esenca e formulësë Kodit Zgjedhor ka të bëjë me përllogaritjen e prodhimit të mandateve. Heqja e hersit i bën listat e hapura, por që të bëhet e vlefshme përllogaritja e mandateve, zoti Balla e shprehu shumë qartë, shkohet në një procedurë të mirëpërcaktuar, komision ligjesh, në Komisionet e Reformës Zgjedhore, në parlament, aty duhen numra. Zoti Rama është në kontradiktë me atë çfarë tha shprehu me gazetarët, në një moment shprehu që ne do presim komisionin deri sa të mbarojë mandatet dhe pastaj do vendosim vetë dhe më pas po ai shprehu që ai nuk i ka numrat, do të thotë që do të kërkojë numrat tek kampi i opozitës. Duhet se nuk i ka 84 vota.

Pëllumbi: Nuk jam ekspertë, juristë zgjedhjesh, por nga ajo që më është thënë nga ekspertë të zgjedhjeve, është që rënia e ketij neni nga Gjykata Kushtetuese nuk e ç’bën kodin për ta ribërë atë. Pra, vetëm heq një nen./abcnews.al




Skip to toolbar