Penalltia e humbur, Kushta dhe Pano: Rey Manaj ishte i pavendosur

KOMBËTARE


Ish futbollisti Sokol Kushta thotë se Rey Manaj ishte i pavendosur, teksa humbi penalltinë në ndeshjen ndaj Serbisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kushta u shpreh se portrieri serb bëri një lëvizje mashtruese, që e konfuzoi Manajn.

Ndërsa ish futbollisti Ledio Pano deklaroi se Manaj ishte i ngarkuar edhe nga gjendja gripale.

Sokol Kushta: Sot ne mund at anaalizojmë shumë mirë ndeshjen, mua më vjen inat politizimi i tejskajshëm i kësaj ndeshjeje. Unë do flas për futbollin. Ai momenti i penalltisë, mund të ishte gjithçka plus. Tek ekipi kombëtar, kam gjuajtur dy penallti. Me Suedinë dhe me Uellsin. Ne po flasim për kombëtaren. Po ta vësh re, portieri ka bërë një lëvizje nga krahu i majtë dhe është hedhur djathtas. shtë lëvizje mashtruese e portierit. Manaj ishte i pavendosur, ose ishte shumë i deklaruar në gjuajtje.

Ledio Pano: Edhe teknika e goditjes, ishte gjysmë e brendshme, topi nuk ishte shumë i fortë. Ai ishte i pavendosur, pavarësisht se kishte dëshirën për të dalë. Por në momentin aktual, fizikisht nuk ishte mirë, duke parë gjendjen e tij shëndetësore. Ka qenë me temperaturë.



Skip to toolbar