Për herë të parë në Tiranë, Ricky Martin ka dy fjalë për Shqipërinë: Është vendi më mikpritës!

AKTUALITET


Këngëtari i njohur latin Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë mbrëmjen e sotme, ku do të dhurojë një performancë elektrizuese në Sheshin Skënderbej.

Artisti i cili ka mbërritur në kryeqytet rreth dy ditë më parë, ka zgjedhur të vizitojë qytetin e Durrësit, ku publikoi dhe një foto të tijën në qytetin bregdetar.

Mirëpo përveç kësaj, Ricky nuk la pa theksuar faktin se Shqipëria është një vend shumë mikpritës dhe këtë gjë ai ia bëri të ditur dhe 18 milionë ndjekësve të tij në Instagram, ku kishte publikuar një status ku thuhej:

“Një ndër gjërat më fantastike që shikoni kur udhëtoni në ‘tokën e shqiponjave’, nga kryeqyteti, tek malet apo tek historiku i qyteteve, ju do të mirëpriteni nga vendasit. Shqipëria është një nga shtetet më mikpritës që do të vizitoni ndonjëherë”- thuhej në postim krahas të cilën këngëtari e pohoi plotësisht duke shkruar: ‘Fakte’.



Skip to toolbar