Për të nxitur turizmin, Turqia vaksinon punonjësit e sektorit turistik

BOTA


Agjencia turke për promovim dhe zhvillim të turizmit në koordinim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Ministrinë e Shëndetësisë filluan vaksinim e plotë e punonjësve turistik. Programi i vaksinimit do t’i përfshijë të gjithë punonjësit e agjencive fluturuese, aeroporte, objekte hotelerie, agjenci turistike dhe udhëheqës turistik.

I gjithë program i vaksinimit do të kompletohet para fillimit të sezonit turistik veror të vitit 2021. Brenda suazave të Programit “Certifikata për Turizëm të Sigurt” program i vaksinimit synon që t’i mirëpresë turistët e huaj për sezonin e ardhshëm turistik vizitorëve të huaj dhe punonjësve turistik tu ofroj një siguri shëndetësore.


Që nga fillimi i Programit “Certifikata për Turizëm të Sigurt” në Qershor 2020, Turqia ka ndjekur me kujdes të veçantë udhëzimet për shëndetësi dhe siguri dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme që ajo të mbetet e sigurt. Para hapjes së sezonit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit filloi të punojë në përfshirjen e punonjësve të sektorit të turizmit në programin e vaksinimit me të vetmin qëllim që të siguroj që shërbimet e turizmit në vend të qëndrojnë të hapura dhe të shërbejnë gjatë gjithë vitit. Programi i vaksinimit kryhet në koordinim të drejtpërdrejt më Ministrinë e Shëndetësisë.

Turqia po vazhdon të investojë në Programin “Certifikata për Turizëm të Sigurt”, i cili është një nga shembujt e parë dhe më të suksesshëm në botë në këtë fushë. Vendi ka zgjeruar kapacitetet e veta për praktikimin e vaksinës dhe e ka bërë të detyrueshme për objektet e akomodimit me më shumë se 30 dhoma. Deri më tani janë certifikuar për punë më shumë se 8000 objekte. Turqia do ti marr të gjitha masat paraprake për të vazhduar të jetë një nga destinacionet më të shëndetshme dhe më të sigurta në sektorin e turizmit dhe për gjithë vizitorët e huaj do të jetë një nga opsionet e para u shprehën autoritetet vendase.

Turqia është një destinacion unik që mirëpriti më shumë se 50 milion turist vitin e kaluar. Vendi ka qenë gjithmonë një qendër për ndërveprim kulturor dhe shtëpi për kultura të ndryshme që frymëzon vizitorët me historinë, natyrën dhe gastronominë e sajë dhe që e cila në fund pasqyron gjithë larminë e qytetërimeve të saja ndër shekuj.

E vendosur mbi kryqëzim kulturash, Turqia është një shtet i njohur për turizmin vendas dhe ndërkombëtar, promovon trashëgiminë konkrete dhe abstrakte, natyrore, kulturore, biologjike të bëra nga vetë njeriu dhe angazhohet në plane afatshkurtra, të mesme dhe të gjata të komunikimit dhe marketingut për të rritur pjesën e investimeve në sektorin turistik dhe për të përmirësuar ekonomikë kombëtare dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit në sektorin e turizmit.




Skip to toolbar