Përfshihet nga flakët makina në autostradën Thumanë-Milot, shpëton mrekullisht drejtuesi

AKTUALITET


Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në segmentin e autostradës Thumanë-Milot, pranë Fushë Mamurrasit.

Gazetari i ABC News, Ahmet Zani raporton se ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Mësohet se makina është me lëndë djegëse prej gazi. Fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar mrekullisht./abcnews.al



Skip to toolbar