Përmbytjet/ Rama në Durrës: E përballuam mirë, dikur këtu bëhej liqen 

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të martë qytetin e Durrësit për të monitoruara nga afër situatën e shkaktuar nga stuhia e shiut që pushtoi vendin tonë që prej mbrëmjes së të shtunës.

Teksa komentoi situatën në Durrës, Rama tha se stuhia e shiut ishte sprovë e madhe për vendin tonë, pasi reshjet ishin me volum të madh.


Më tej Rama tha se reshjet e dendur në Durrës u menaxhuan më së miri, pasi sipas tij më parë Durrësi bëhej liqen.

“Përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë, dikur këtu behej liqen. Ishte sprovë e madhe se kishte volum të madh, por përgjithësisht Durrësi ishte mirë.

Por kur ka reshje të mëdha, është si puna e lavamanit, hap lavamanin dhe po e çove me furi, bllokohet se nuk ka mundësi që t’i thithë të gjitha”, tha Rama.




Skip to toolbar