Përndiqte dhe i prishte imazhin me profile false ish të fejuarës, pranga vlonjatit

AKTUALITET


Një 27-vjeçar nga Vlora ka përfunduar në pranga të policisë, nën akuzën e përndjekjes dhe prishjes së imazhit të ish-të fejuarës.

27-vjeçari Sokol Kamberaj, nga Vlora, hapte profile false në emër të ish të fejuarës për t’i prishur asaj imazhin duke u kthyer në makthin e saj.


Pikërisht për shkak të shqetësimeve të krijuara dhe problemeve të hapura, ku në adresat false synonte diskreditimin e imazhit të vajzës, e reja kërkoi ndihmën e policisë.

Pas hetimeve policia arrestoi të riun, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.




Skip to toolbar