Përplasen dy autobusë në Romë, disa të plagosur, mes tyre edhe një foshnje dy muajshe

BOTA


Të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy autobusëve në Romë, njëri prej të cilëve i transportit publik.

Sipas mediave italiane, mes të plagosurve janë edhe pesë nxënës dhe një foshnje dy muajshe, e cila aktualisht ndodhet në urgjencën e pediatrisë për vëzhgim.


Sipas raportimeve, ka qenë drejtuesi i autobusit të transportit publik që ka humbur kontrollin, duke u përplasur me mjetin tjetër./abcnews.al




Skip to toolbar