Përplasen dy automjete, gjashtë të lënduar në Kosovë

AKTUALITET


Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti, i cili ndodhi pasdite në Klinavc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për KosovaPress se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:50, policia është informuar se në fshatin Klinavc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident dy vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor,”, ka thënë Rugova.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.



Skip to toolbar