Përplasen dy makina, pesë të plagosur nga një familje

AKTUALITET


Një aksident i rëndë me 5 persona të plagosur ka ndodhur mesditën e së premtes në Gjirokastër si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave publike në aksin Gjirokastër – Kakavijë, në të dalë të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës.


Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe bën të ditur se jane dy automjete të përfshira në aksident. Makina Audi me targa AA 151 UN është përplasur me mjetin BMË X5, me targa AA 656 LM.

Nga aksidenti janë plagosur 5 persona nga një familje. Një grua ndodhet në gjendje të rëndë dhe ëshët nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.




Skip to toolbar