Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen Malvina Kani rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Idriz Saja rreth 50 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin Idriz Saja, nëna e tij, shtetasja Bedrije Saja rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin Idriz Saja të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.