Përplasje me armë për një vajzë, arrestohet ish-i dashuri përndjekës në Shijak

AKTUALITET


Policia e Durrësit arrestoi njërin prej vëllezërve Domi, i përfshirë në konfliktin me armë zjarri në Shijak ku mbeti i plagosur aksidentalisht, Enidor Dedja, mesditën e së premtes, 22 mars.

Report Tv mëson se gjatë sherrit është qëlluar nga të dyja palët me armë, si nga autori i ngjarjes, Arbër Hoxha, ashtu edhe nga Domi. Hetuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda në Durrës i kanë gjetur në shtëpi pistoletën, e cila është sekuestruar dhe për pasojë në pranga ra Albano Domi.


Mësohet së në vendngjarje kanë mbërritur 2 persona, Arbër Hoxha me një tjetër, të shpallur tashmë në kërkim, dhe fillimisht debati ka nisur me fjalë dhe janë kapur me duar, por të dyja palët kanë nxjerr pistoletat dhe kanë qëlluar, duke u plagosur Enidor Dedja. Konflikti e ka zanafillën më herët dhe shkak është bërë një vajzë me të cilën ka qenë i lidhur për 4 vjet Albano Domi, por që ishte ndarë rreth një muaj më parë.

Megjithatë, Domi nuk kishte hequr dorë kollaj dhe rreth një javë më parë ka shkuar ta takoj sërish në Tiranë duke e ngacmuar. Vajza, takimin me të dhe ngacmimet që i ka bërë ia ka rrëfyer të motrës, e cila më pas ia ka treguar të fejuarit të saj. Ky i fundit një ditë para plagosjes, bashkë me Arbër Hoxhën janë rrahur në Durrës me Albano Domin dhe i kanë kërkuar që të mos vijonte më ta ngacmonte vajzën.

Domi nuk u ka treguar policisë për dhunën, ndërsa ka pretenduar se ka rënë nga shkallët. Të nesërmen Arbër Hoxha dhe djali tjetër (i fejuari i motrës së vajzës) kanë shkuar me pretendimin për t’u sqaruar te lokali, por gjithçka ka dal nga kontrolli. Aktualisht në kërkim janë autori Arbër Hoxha dhe një tjetër (i fejuari i motrës së vajzës).




Skip to toolbar