Përplasje në hyrje të Kuvendit, deputetët e përjashtuar kërkojnë të hyjnë në seancë

AKTUALITET


Përpara kuvendit të Shqipërisë paraqitet një situatë e tensionuar. Deputetët demokratë të përjashtuar nga parlamenti për disa ditë po përplasen me Gardën e Republikës.

“Hapni derën! Nuk më ndaloni dot mua se jam deputete”, i drejtohet Albana Vokshi.


“Ku e ke vendimin? Nuk është kapanon ky, është parlament”, thotë Salianji.

Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.

Disa ditë më parë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e 19 deputetëve pasi bllokuan dy herë radhazi punimet e komisionit të reformës zgjedhore.




Skip to toolbar