Përplasje në Kuvend/ Pas Amerikës, Bardhi bashkohet me Nokën. Nikolla mbyll seancën

AKTUALITET


Vetëm pak minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë. Me disa deputetë të opozitës të Foltores të pranishëm në sallë, sërish u krijuan tensione.

Pas kthimit nga Amerika, Gazment Bardhi i është bashkuar Flamur Nokës në aksionin opozitar të Foltores, duke u përplasur me gardistët në Kuvend.


Teksa deputeti socialist, Etjen Xhafaj po mbante fjalën e tij, Bardhi u përpoq që ta ndalonte duke shkuar te foltorja.

Menjëherë gardistët reaguan duke krijuar një kordon dhe Bardhi u përplas me disa prej tyre.




Skip to toolbar