TIRANË- Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Juxhina Sotiri, e ftuar në “Real Story” tha se qasja që po aplikon Donald Trump me tendeca përçarëse me BE, tregon se vetë kontinenti i vjetër duhet të “zgjohet” për të qenë një partner i fortë ekonomik.
Sipas saj, me këtë qëndrim, SHBA kërkon të përçojë mesazhin se Planit Marshall dhe ndihmës prej më shumë se 70 vitesh të amerikanëve për Evropën tashmë i ka ardhur fundi.
“Mendoj se me gjithë këtë politikën përça që po ndjek Trump, kam përshtypjen se ky trazimi i ujërave besoj se do ketë një përfundim. Mendoj se jemi në një riformim jo vetëm në arenën ndërkombëtare, por edhe në BE, që na prek dhe ne. Ajo që është e rëndësishme që të kuptohet nga BE, e gjithë ajo ndihma dhe suporti, garancia që SHBA i kanë dhënë këto 75 vite me Planin Marshall, duket sikur i ka ardhur fundi dhe tashmë dhe Evropa duhet të ri ngrihet dhe të jetë e vetëmjaftueshëm jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht dhe të jetë një forcë diplomatike në arenën ndërkombëtare”, tha ajo./abcnews.al