Përplasjet me Trump, Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë: S’dua avantazhe, dua paqe!

BOTA


Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Ja postimi i tij i plotë në Truth Social:
Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot.

U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë.

Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata.

Nuk dua avantazhe, dua PAQE.

Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.

Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.



Skip to toolbar