Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në intervistën për “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, komentoi edhe përplasjet mes grupimeve të PD-së për bashkëkryetarin e komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ai theksoi se nëse Enkelejd Alibeaj duhet të qëndrojë bashkëkryetar nëse garanton konsensus.
“Posti i bashkëkryetarit është i rëndësishëm se ka të drejtën e vetos, që të mos çosh në mënyrë të njëanshme në komision apo parlament akte që nuk janë miratuar me konsensus. Qëllimi është që të ketë një konsensus të opozitës, si në drejtim dhe në vendimmarrje dhe një të maxhorancës. Maxhoranca e ka sepse është e unifikuar. Ka më shumë se një subjekt politik dhe logjika është se nuk është sesa i zoti është bashkëkryetari teknikisht por sa i zoti është politikisht.
Ka 50 firma të firmosura të deputetëve se si duhet bërë përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore dhe ideja ka qenë se duhet të jetë dhe përfaqësues dhe proporcional.
Gjykata nuk vendos se kush është PD, parlamenti luan me faktin se kush është PD. Unë s’e kam sepse duket sikur është personale, nëse Alibeaj garanton konsensuin e palës, dhe jo veprimin e njëanshëm, le të rrijë. Nëse Duka apo Shehi, le të jetë ai përfaqësues i opozitës si bashkëkryetar. Këtu ngelet se kush parti e ka.”, theksoi Mediu.