Përplasjet për listat dhe koalicionet, Ivi Kaso: Ja hapi ynë i fundit

Më të fundit


Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se është e mundur ndërhyrja në Kodin Zgjedhor për hapjen 100% të listave, por pa prekur koalicionet parazgjedhore.

Sipas Kasos, është e papërshtatshme që të bëhen ndryshime drastike në kod, pasi vendi ndodhet pak muaj para zgjedhjeve.


“Ishte tërësisht e mundur të ndërhyhej në kod, pa prekur koalicionet. Është krejtësisht e papërshtatshme për të bërë ndryshime drastike në Kodin Zgjedhor, pasi jemi pak muaj para zgjedhjeve. Procesi zgjedhor është i komplikuar për t’u organizuar, ka shumë rrota dhe mekanizma të padukshme që vihen në lëvizje nga Presidenti. Nuk është normale, ndaj kemi kërkuar mendimin e ODIHR për të na dhënë një zgjidhje. Është një kërkesë që është refuzuar.

Vazhdojmë i qëndrojmë asaj që kemi thënë. Hapi ynë i fundit është materializimi i asaj që kemi thënë, pasi në dy mbledhjet e dështuara të Këshillit Politik preteksti ka qenë se nuk ka qenë e formalizuar kërkesa jonë. Drafti ynë është shumë i thjeshtë, shumë afër botëkuptimit të njeriut të zakonshëm se si duhet të jenë listat e hapura. Kemi dashur t’i tregojmë mazhorancës që ndërhyrja është e mundshme dhe nuk ka nevojë të prekë pikat e tjera”, u shpreh Kaso.




Skip to toolbar