Përse nuk merren parasysh propozimet e Braçes për bujqësinë? Krifca: E hapur të bashkëpunoj me të

AKTUALITET


Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është pyetur se përse nuk merren parasysh propozimet e deputetit socialist Erion Braçe për sektorin e bujqësisë. Krifca tha se është e hapur të bashkëpunojë me çdo deputet të grupit të PD, sidomos me Braçen, për të cilin tha se ka shumë respekt.

“Unë këtu fals si ministre, jo qëndrime personale që janë të bazuara në shifra fakte, programe të ministrisë që janë produkt i një konsultimi me aktorët e bujqësisë, ekspertët e bujqësisë që punojnë aty prej 30 vitesh, bashkë me shoqatat e sektorit të bujqësisë dhe universitetin bujqësor të Tiranës dhe deri më tani kemi bërë kështu dhe kështu do veprojmë edhe më tej. Konsultoj politikat me grupin e PS, s’kam pasur asnjë kërkesë pa kthyer përgjigje, e hapur të bashkëveproj më këdo deputet, aq më tepër me Braçen për të cilin kam shumë respekt”, tha Krifca.





Skip to toolbar