Përshtati lokalin për përdorim droge, ku humbi jetën një klient, arrestohet Marsida Qatja

AKTUALITET


Një 33 vjeçare e shpallur në kërkim është vënë në pranga në Kavajë, pasi përshati lokalin për përdorim droge.

Marsida Qatja në vitin 2019 ka përshtatur një ambient të lokalit të saj për përdorim droge, ku një nga klientët humbi jetën për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.


33 vjeçarja është dënuar me dy vjet burgim.

“Gjatë operacionit policor të koduar “Plazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.




Skip to toolbar