Personat në kërkim, policia “kreh” Lezhën, 4 në pranga

AKTUALITET


Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në të gjithë territorin e Lezhës për të arrestuar personat në kërkim si dhe ata që qarkullojnë me armë zjarri. Si rezultat kanë arrestuar 4 persona, mes tyre një 23-vjeçar të dënuar me 20 vite burg në Itali.

Në pranga ka rënë Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Ky i fundit është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Monzas në Itali, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.


Po ashtu janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë në vijim të këtij personi. Njëri prej tyre u arrestua pasi  qarkullonte me armë zjarri në brez, si dhe u procedua një tjetër në fushën e narkotikëve.

U kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim kombëtar E.N., 22 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetases B.K., në Laç, ndodhur më 10 korrik 2019, ku ka vjedhur mallra dhe vlera monetare.




Skip to toolbar