Përurohet në Prishtinë shtatorja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit

KOSOVA


Është bërë dje në Prishtinë përurimi i shtatores së legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrrit. Vendosja e shtatores pranë stadiumit të Prishtinës është bërë pikërisht në ditëlindjen e 61-të të legjendës.

Kjo ceremoni është bërë nën organizimin dhe protokoll të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport të Kosovës. Zbulimin e shtatores e ka bërë kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i tifozëve Dardanët, Luli Berisha dhe djali i legjendës së Fadil Vokrrit, Gramozi.


Shtatorja është vendosur në hyrje të stadiumit i cili gjithashtu mbanë emrin e Fadil Vokrrit.




Skip to toolbar