Përvjetori i luftës në Ukrainë, Putin nis fjalimin: Perëndimi po luan një “lojë të pistë”

BOTA


Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur fjalimin e tij në parlament, duke theksuar se pse Rusia filloi atë që ai e quan “operacion special ushtarak”, duke akuzuar Perëndimin dhe NATO-n se po flisnin publikisht për furnizimin e Ukrainës me armë bërthamore përpara pushtimit rus.

Ai akuzoi perëndimin se “po luan një lojë të pistë” me njerëzit dhe me Ukrainën. Ai përmendi Jugosllavinë, Irakun dhe Sirinë dhe “shekujt e kolonializmit dhe diktaturës”.


Putin tha se perëndimi mashtroi popullin e vet me gënjeshtra për atë që po ndodhte në Donbas.

Presidenti rus tha se ata ishin të hapur për dialog me Perëndimin dhe për një sistem të barabartë sigurie, por deri më tani nuk kishin marë përgjigje pozitive, por vetëm dëshirën e vendeve për anëtarëimin në NATO dhe dhe për të vendosur sisteme të reja antiraketore në Europë.

Ai thotë se “i gjithë planeti është i mbushur me baza” amerikane.




Skip to toolbar