Problematikat e qarkullimit rrugor, siguria, gjobat u diskutuan në emisionin “Real Story”në ABC News, me një panel të ftuarish, Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, Fatjon Softa si edhe Edmond Petraj.
Gjatë intervistës në studio, Edmond Petraj veçoi një nga problemet sipas tij më të mëdha që kemi në Kodin Rrugor është fakti se nuk ka këshillim.
“Nuk janë shumë premtuese. Ne po e shohim kaosin që krijohet të 21 dhjetorë. Kë punonjës në ditëm me diell, pisku i vapës dhe del një person i favorizuar nga strukturat dhe i bërtet atij që i del fryma nga bilbili. Dhe për këtë pjesë më vjen shumë keq. Por ajo që shoh unë, se një nga problemet më të mëdha që kemi ne, në pjesën tonë të Kodit Rrugor nuk kemi këshillimin. Kjo kapet në disa aspekte, sepse mund ta këshillosh, nuk ka përsëritje…Futja e Inteligjencës Artificiale tani do të jetë në modë. Ne kemi një problem sa i përket akseve rrugore”, theksoi Petraj.Nga ana e tij Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato tha se shpejtësia rrugore përcaktohet nga kriteret e sigurisë.
“Kodi Rrugor përcakton shpejtësinë maksimale. Sot kaloi në 130. Pra kush aks rrugor plotëson kriterin e autostradës është 130, ka segmente të veçanta që është 110.
Kur projektohet rruga në konceptin inxhinierik përcaktohet edhe kush janë kriteret e sigurisë, dhe në bazë të kësaj përcaktohet edhe tabela sinjalizuese për shpejtësinë e lejuar maksimale dhe ne si polici jemi aktorë dhe bashkëpunues. Radari është për të konstatuar shkeljen dhe përpunimi i të dhënës kalon të punonjësi i policisë që vendos masën për këtë shkelje”, tha Qato.