Pezullohen tre punonjës të policisë kufitare në Pogradec, akuzohen për falsifikim dhe shpërdorim detyre

AKTUALITET


Tre punonjës të policisë kufitare në Pogradec janë pezulluar nga detyra pasi mbi ta rëndojnë disa akuza.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Të pezulluar janë përkatësisht një nënkomisar dhe dy inspektorë në Shërbimin e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec. Vendimi i gjykatës, erdhi mbi bazën e materialeve të referuara pas dyshimeve të arsyeshme se këta punonjës policie, edhe pse kanë konstatuar më datë 28.12.2024 dy shtetas. Duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit dhe kanë favorizuar aktivitetin e kundraligjshëm të këtyre shtetasve, me dyshime përfitimi.



Skip to toolbar