Pfizer nën hetim në Itali, dyshime se ka fshehur 1.2 miliardë fitime nga tatimet

BOTA


Gjiganti farmaceutik Pfizer është nën hetim nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se ka fshehur 1.2 miliardë euro fitime nga autoritetet tatimore. Mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se Guardia di Finanzia, në bashkëpunim me Agjencinë e të Ardhurave, ka nisur një kontroll tatimor, i cili po vazhdon ende dhe nuk ka një raport përfundimtar vlerësimi. Sipas raporteve të agjencisë Bloomberg, dega italiane e Pfizer ka transferuar 1.2 miliardë euro fitime në vende të tjera për të shmangur pagimin e taksave mbi fitimet.

“Pfizer është në përputhje me ligjet dhe rregulloret tatimore italiane”, deklaroi zëdhënësi i kompanisë, duke folur për “hetime rutinë” për të cilat Pfizer thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë.


Hetimi lidhet me vitet 2017, 2018 dhe 2019, para pandemisë Covid. Sipas raporteve Pfizer Italia do të kishte transferuar 1.2 miliardë euro në degët e lidhura me Pfizer Production dhe Pfizer Manufacturing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Holandë për të shmangur taksat mbi fitimet.




Skip to toolbar