Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njofton se që në orët e para të mëngjesit dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive të zjarreve në Shqipëri, për të vlerësuar nivelin e riskut dhe përhapjen e flakëve.
Në postimin e tij, ministri thekson se ekipe të helikopterëve zjarrfikës dhe efektivë të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve janë në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara.
“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të @forcaajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e dronëve dhe efektivët tanë në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor????????, me përparësi në zonat e banuara.”, shkruan Vengu.
