Pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet i shumëkërkuari në Vlorë

AKTUALITET


Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të kërkuar ndërkombëtarisht, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj, 53 vjeç, banues në Vlorë.


53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë.

Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar